Kthehu te projektet
2025Projekte

Alkaloid Analytics

Stacionet e monitorimit matin pandërprerë, por të dhënat u arrinin vendimmarrësve vetëm pasi dikush i nxirrte me dorë. Tani sistemi i lexon në kohë reale dhe i përgatit vetë raportet.

Çfarë nuk funksiononte

Të dhënat nga stacionet e monitorimit mblidheshin me dorë dhe përpunoheshin në tabela. Mes matjes dhe çastit kur dikush vinte re një devijim kalonte shumë kohë, dhe çdo raport i kushtonte dikujt një ditë të tërë pune.

Çfarë bëmë

Një aplikacion i brendshëm web që i lexon stacionet në kohë reale, i paraqet të dhënat në grafikë përgjatë kohës dhe i gjeneron vetë raportet periodike, në të njëjtin format në të cilin dorëzoheshin edhe më parë.

Keni një proces të ngjashëm që ende mbahet me dorë?