Shërbime
PrismaShërbime

Sisteme ERP të posaçme

Furnizim, prodhim, stok dhe faturim në një sistem të vetëm, të ndërtuar sipas procesit tuaj - modul pas moduli.

01Sisteme ERP të posaçme

Çfarë merrni

  • Furnizim, prodhim, stok, faturim dhe paga në një sistem të vetëm
  • Modul pas moduli - duke nisur aty ku problemi është më i madh
  • Moduli i parë në përdorim brenda disa javësh, jo muajsh
  • Raporte që përgatiten vetë
  • Lidhje me kontabilitetin, arkën ose bankën
  • I posaçëm ose Prisma ERP me licencë - sipas marrëveshjes
02Mënyra e punës

Nga biseda te sistemi në përdorim

Katër hapa. Pas të dytit e dini saktësisht çfarë merrni, për sa kohë dhe me çfarë çmimi.

  1. 01

    Bisedë dhe vëzhgim

    Gjysmë dite me njerëzit që e bëjnë punën. E shohim procesin ashtu siç është, bashkë me të gjitha zgjidhjet e improvizuara.

  2. 02

    Propozim, afat dhe ofertë

    Merrni një propozim të shkruar me shtrirje, afat kohor dhe çmim. Pa detyrim - sistemin nuk duhet ta ndërtojmë patjetër ne.

  3. 03

    Moduli i parë në përdorim

    Nisim aty ku problemi është më i madh dhe e vëmë herët në përdorim. Në vend të një specifikimi në letër, që në fillim merrni një sistem që punon.

  4. 04

    Rritje dhe mirëmbajtje

    Modulet e radhës hyjnë në cikle të vogla, mbi një sistem që tashmë përdoret, me marrëveshje për mirëmbajtje dhe mbështetje.

03Projekte

Projekte të ngjashme

Sistem i brendshëm

Aktiva - Raporte

2026

Klientët, punonjësit, orari dhe pagat - të gjitha në një sistem të vetëm. Llogaritja që dikur bëhej nëpër tabela tani del nga të njëjtat të dhëna që i fusin punonjësit në terren.

Sistem i brendshëmPaga
Lexoni studimin e rastit
pay.darbo.mk

MyDarbo

2026

Pagesa e faturave pa sportel dhe pa kyçje: klienti e hap faturën dhe e paguan për pak sekonda. Arkëtimi ndiqet automatikisht.

PagesaVetëshërbim
Lexoni studimin e rastit
04Pyetje

Pyetjet që na bëjnë para ofertës

Sa kushton një sistem i posaçëm?

Varet nga shtrirja, por nuk ju duhet gjithë sistemi përnjëherë. Nisim nga një modul me çmim dhe afat të qartë, pastaj vendosni nëse vazhdojmë. Propozimi dhe vlerësimi janë falas.

Për sa kohë do t'i shohim rezultatet e para?

Moduli i parë funksional zakonisht është në duart tuaja brenda disa javësh, jo pas disa muajsh. Punojmë në cikle të shkurtra pikërisht që të mos prisni një specifikim.

A paguhen licenca?

Varet nga marrëveshja. Nëse implementojmë një nga sistemet tona të gatshme - për shembull Prisma ERP ose një sistem për evidencën e kujdesit - përdoret me licencë. Për një aplikacion të ndërtuar me porosi, kushtet janë pjesë e ofertës.

Po nëse kemi tashmë softuer tjetër?

Në shumicën e rasteve sistemi lidhet me atë që tashmë e keni - kontabilitet, arkë, PLC, bankë - në vend që ta zëvendësojë. Zëvendësimi është zgjedhje juaja, jo kusht.

A e mirëmbani sistemin më pas?

Po, me marrëveshje për mirëmbajtje dhe mbështetje.

Të gjitha pyetjet
05Kontakt

Caktoni një bisedë

Përshkruani procesin që doni ta përmirësoni. Përgjigjemi brenda 48 orësh me propozim, afat kohor dhe çmim.

Ose na kontaktoni drejtpërdrejt

+389 70 344 899ViberWhatsAppgorjan@prisma.mk

Bul. Vidoe Smilevski Bato 1, 1200 Tetovë, Maqedonia e Veriut