Kthehu te projektet
2026Projekte

Aktiva - Raporte

Klientët, punonjësit, orari dhe pagat - të gjitha në një sistem të vetëm. Llogaritja që dikur bëhej nëpër tabela tani del nga të njëjtat të dhëna që i fusin punonjësit në terren.

Çfarë nuk funksiononte

Evidenca e klientëve, orari i kujdestareve dhe orët për pagë mbaheshin në tre vende të ndryshme. Çdo muaj të njëjtat shifra shkruheshin për të tretën herë, dhe gabimi zbulohej vetëm në pagesë.

Çfarë bëmë

Një aplikacion i brendshëm web ku punonjësit në terren i fusin orët e punës vetëm një herë. Nga ky regjistrim dalin raportet ditore, javore e mujore dhe llogaritja e pagave - pa futje të dytë.

Rezultati

Orët futen një herë, në terren. I njëjti regjistrim ushqen raportet dhe llogaritjen e pagave, kështu që rishkrimi mujor i shifrave nga një vend në tjetrin nuk ekziston më - dhe gabimi vihet re menjëherë, jo në pagesë.

Keni një proces të ngjashëm që ende mbahet me dorë?